Turqia më e viktimizuara në kontrabandimin e veprave historike

Turqia është vendi më i viktimizuar në çështjen e kontrabandimit të veprave historike.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avci, i ndodhur në Gjenevë të Zvicrës për ceremoninë e hapjes së vizitës së sarkofagut të Herakliut me origjinë nga Anadolli, i bëri një vlerësim vendimit për kthimin e këtij sarkofagu në Turqi.

Ministri Avci tërhoqi vëmendjen se Turqia është muzeu i hapur më i madh në botë ndërsa shtoi se “Në Turqi takohen qytetërimet e ndryshme duke filluar prej lindjes në perëndim dhe prej veriut e deri në jug”.

Duke e bërë të ditur se Turqia është vendi më i viktimizuar për sa i përket kontrabandimit të veprave historike dhe kulturore, Ministri Avci tha: “Për dy shekujt e fundit, Turqia është plaçkitur në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe sot në institucionet e shquara evropiane shiten në ankande dhe ekspozohen nëpër muze veprat historike të kontrabanduara nga Turqia të cilat dihen se janë të vjedhura”.

Avci rikujtoi se në Universitetin e Gjenevës është mbajtur ceremonia e pranim dorëzimit të sarkofagut të Herakliut, ndërsa shtoi se shpreson që ky kthim të shërbej si shembull organizatave dhe institucioneve të tjera për ti kthyer edhe veprat tjera në Turqi.

“Uroj që ky shembull të jetë një pikëkthesë në luftën kundër kontrabandimit të veprave historike në botë. Ne jemi duke bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në këtë drejtim në platforma të ndryshme, qoftë në atë të UNESCO-s, qoftë në platforma tjera ndërkombëtare”, deklaroi Ministri Avci.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nabi Avci gjithashtu tha se prania e Drejtoreshës së Përgjithshme të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë pranë OKB-së (UNESCO), Irina Bokova në ceremoninë e organizuar në Gjenevë është një mesazh kuptimplotë.

Aktualitet