Akuzat e Metës ndaj Çakos: Do vazhdoj të jem në detyrë

Pas akuzave të ish-kryetarit të LSI Ilir Meta si Haki droga, përgjigjet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ai deklaron se vetë pozicioni si drejtues i një institucioni tërësisht jopolitik nuk ia lejon të flasë për akuza politike, por garantoi se është në krye të detyrës.

Çako siguroi se Policia e Shtetit, është një nga institucionet me besueshmëri më të lartë dhe kontrollohet nga aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë.

Haki Çako:  Unë jam Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjit për Policinë e Shtetit, Kodit Zgjedhor dhe të gjithë akteve të tjera formative.

Jam autoriteti i drejtimit administrativ-ekzekutiv dhe operacional i policisë së shtetit por jo lider i subjekteve politike.

Në mënyrë kategorike nuk më lejohet të prononcohem pavarësisht nga korendet politike apo edhe interesave të caktuara të tyre.

Përveç faktit që jam duke drejtuar një organizatë të depolitizuar me ligj jam në krye të detyrës dhe do të vazhdoj të jem në krye të detyrës për sa kohë jam duke e zbatuar atë me përpikmërinë më të madhe. Jam duke ndjekur të gjithë procesin zgjedhor.

Policia e shtetit sot është një nga instituticionet e besueshmërisë më të lartë në sigurimin dhe menaxhimin e këtij procesin i cili monitorohet në mënyrë të vazhdueshme por edhe të detajuar nga qendra deri në bazë , dhe në të gjitha strukturat vendore, nga të gjithë aktorët dhe faktorët, sidomos nga partnerët ndërkombëtarë nga OSBE-ODHIR pranë drejtorive vendore dhe strukturave të tjera të policisë janë të atashuar.

 

Aktualitet

Archives