“Balena blu” famulltari i Shkodrës zbulon tre raste gjatë kungimit

Loja “Balena Blu” tashmë është kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht për fëmijët. Ajo që troniditi më shumë opininon publik ishte rasti të Gjirokastrës, ku një adoleshente rrëfente sesi kishte rënë pre e administratorëve të lojës. Po kështu raste të tjera janë zbuluar në disa qytete të Shqipërisë.

Famulltati Dom Artur Jaku ka zbuluar tre raste të fëmijëve të përfshirë në lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” gjatë kungimit të 70 fëmijëve në katedralen “Shën Stjefni” në Shkodër.

Dom Artur Jaku rrëfen ngjarjen sesi një vajzë rreth 14 vjeç kishte arritur një nivel të lartë të lojës, duke prerë në thikë dorën e saj dhe duke bërë në dorë balenën.

Ai nuk ka publikuar identitetin e vajzës që sipas tij ka qenë në nivelin e 27-të të lojës “Balena Blu”. Po kështu mendohet se në vend ka edhe shumë fëmijë të tjerë, të përfshirë aktualisht në këtë lojë.

Për shkak të shqetësimit të madh, prindërit duhet të monitorojnë kohën që fëmijët e tyre qëndrojnë në internet, pasi loja e rrezikshme “Balena Blu” i çon ata deri në vetëvrasje, bën thirrje edhe Dom Artur Jaku.

Aktualitet

Archives