A e dini se sa gota ujë duhet të pini brenda 24 orëve?

Vetëm 4% e doktorëve në Britani janë shprehur se pacientët e dinë se sa litra ujë duhet të pinë gjatë një 24-orëshi.

Femrat kanë nevojë që në një ditë të pinë 1.6 litra ujë, që është e barabartë me tetë gota, ndërsa meshkujt për dy litra, ose e barabartë me dhjetë gota ujë.

Lodhja, dhimbja e kokës apo përqendrimi i ulët në punë janë vetëm disa nga shenjat e dehidratimit.

Ekspertët kanë njoftuar se edhe lëngjet e freskëta dhe qumështi shërbejnë kundër dehidratimit, pasi përmbajnë proteina dhe kalcium.

“Një në pesë pacientë vizitojnë mjekun për simptoma sëmundjesh, të cilat vijnë pasi nuk kanë konsumuar sasi të mjaftueshme uji për një ditë. Shoh disa njerëz që janë të lodhur gjatë gjithë kohës dhe kjo vjen për shkak se nuk kanë konsumuar ujë ose lëngje”,- është shprehur Dr. Roger Henderson për Daily mail.

Aktualitet

Archives