Partia Republikane e pakënaqur me PD. Do të regjistrohet e vetme në zgjedhje

Partia Republikane do të regjistrohet e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit. Lajmi konfirmohet për Ora News nga burime brenda kësaj partie.

“Vendimi u mor pas mos arritjes së marrëveshjes politike me PD për të shkuar sëbashku në zgjedhje” informojnë burimet.

Gazetari  i Ora News, Everest Dedaj, duke cituar burime brenda kësaj partie informon se “PR ka dalë e pakënaqur nga negociatat politike me PD” 

Deri dje nuk kishte ende një marrëveshje të mbyllur mes PD-se e PR së Fatmir Mediut dhe PAA së Agron Dukës, që pretendonin  më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizonin votën për opozitën dhe të hiqnin dorë nga dalja me listë të veçantë.

Dje Basha arriti marrëveshjen me tre parti politike, PBDNJ, PDK, dhe LZHK, krerët e të cilave janë renditur në listat fituese të Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka garon në qarkun e Shkodrës, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule në Vlorë dhe Dashamir Shehit në Tiranë.

Aktualitet

Archives