‘Drejtësia’, ambasadorët Lu dhe Vlahutin sot takim me grupin e PS dhe LSI

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin do të zhvillojnë sot takime me grupet parlamentare të PS dhe LSI. Mësohet se takimi me grupin e PS do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa me grupin e LSI në orën 17:00. Siç dihet, fokusi kryesor i këtyre takimeve është reforma në drejtësi.

Nesër pritet që dy ambasadorët të zhvillojnë takim me grupin parlamentar të PD. Mbledhje e grupit të Partisë Demokratike do të zhvillohet nesër në orën 10:00.

Aktualitet

Archives