Pezullohet vendimi për arrestimin e Albin Kurtit

Gjykata themelore e Prishtinës ka vendosur që të pezullojë vendimin për ndalimin dhe arrestimin e Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Kurti akuzohet për përdorim  arme, apo mjeti të rrezikshëm në vazhdimësi, akuzë që ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në legjislaturën e kaluar, kur opozita pengonte në forma të tilla kalimin e Demarkacionit dhe Asociacionit.

“Pezullohet përkohësisht ekzekutimi i urdhër ndalimit, arrestimin dhe dërgimin në qendër të paraburgimit të akuzuarin, Albin Kurit”, thuhet në urdhërin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Aktualitet

Archives