Rama pranon propozimet e Bashës, i dërgoi për dekretim Nishanit

Kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për 7 emrat e rinj të qeverisë së tij dhe i dërgoi për dekretim në Presidencë.

Emrat e ministrave të rinj: 

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helga Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

Avokate e Popullit do të jetë Erinda Ballanca. Ndërkohë, në postin e kryetarit të KQZ do të jetë Klement Zguri anëtar prej vitesh i këtij komisioni.

Emrat dolën pas takimit të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ata zhvilluan një takim në Pallatin e Kongreseve.

Emrat kanë marrë dakordësinë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Emrat e ministrave vijnë si propozim i Partisë Demokratike, ndërsa emërimi i tyre do të bëhet me konsensus.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ndërsa kryetari i PD-së i shoqëruar nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi ka zgjatur disa minuta dhe asnjëra palë nuk ka preferuar të bëjë ndonjë koment për mediat.

Aktualitet

Archives