Rama refuzon propozimet ‘gjermano-amerikane’, ‘harron’ dhe vetingun

Pas deklaratës së Koalicionit Opozitar që pranoi publikisht se ka pranuar paketën McAllister për zgjidhjen e krizës politike, ka reaguar Partia Socialiste. Sipas saj, deklarata që opozita pranon paketën McAllister është abuzive.

Në deklaratën e PS nuk thuhet asnjë fjalë që Edi Rama të ketë pranuar këtë ofertë, çka nënkupton se kreu i socialistëve nuk është dakord me paketën e gjermanit McAllister të mbështetur edhe nga zyrtari i DASH Hoyt Brian Yee.

Theksojmë gjithashtu se në deklaratën e PS nuk përmendet aspak vetingu, që nga kryeministri Edi Rama kërkohej me ngulm të votohej nga PD nëse do të pranonte paketën.

PD e ka pranuar paketën McAllister dhe u shpreh e gatshme të votojë menjëherë vetingun në një seancë të jashtëzakonshme në Parlament.

Por, kjo paketë që do të zgjidhte krizën politike është refuzuar nga Kryeministri Edi Rama.

Deklarate e Partise Socialiste:

Partia Socialiste shpreh keqardhjen për abuzimet mediatike të të ashtuquajturit koalicion opozitar, me një proces shumë serioz dhe delikat përpjekjesh për ta kthyer Partine Demokratike në rrugën e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjëherë per opozitën ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.

Aktualitet

Archives