Yee takon “rebelët” e Bashës

Amerikanët i kanë patur gjithnjë në vëmendje rrymat e ndryshme brenda partive të mëdha politike, duke i vlerësuar ato si një alternativë në një krizë politike.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë me zërat kritikë të kryetarit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar në axhendën e tij një takim pasdite me 4 prej deputetëve demokratë të cilët në këto 4 vjet, si dhe tani pas bojkotit, nuk janë dakortësuar me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje.

Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike.

Megjithatë, takimi mund të mos ndodhë në formatin e kërkuar nga ambasada dhe pritet të ketë mungesa, sepse 3 prej të ftuarve, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi mund të mos jenë në takim.

E konfirmuar është që Eduard Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetarët demokratë, Topalli dhe Patozi, deri tani nuk kanë mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.

Deri tani, Top Channel ka konfrmuar vetëm pjesëmarrjen e Majlinda Bregut.

Ish-ministrja e Integrimit, në mënyrë të vazhdueshme po bën përgjegjës Lulzim Bashën për atë që e quan izolim ndërkombëtar të Partisë Demokratike, për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndrëkohë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot nga ‘Çadra e Lirisë’ gjatë takimit me të rinjtë se kryeministri Edi Rama i ka ofruar një prej aletaëve të tij 15 deputetë dhe dikujt tjetër 10 deputetë për të braktisur lëvizjen që opozita ka ndërmarrë prej 87 ditësh.

Aktualitet

Archives