Mijëra shqiptarë po protestojnë në Shkup

Mijëra protestues shqiptarë kanë protesotuar pasditën e djeshme në Shkup.

Protesta e thirrur nga Këshilli Opozitar ka filluar me marshimin nga Çairi dhe ka vazhduar me marshimin deri tek godina e Qeverisë, ku organizatorët i janë drejtuar masës.

“O sa mirë me qenë shqiptarë”, “Alinë e japim, lirinë se japim”, etj. kanë qenë brohoritjet më të shpeshta që janë dëgjuar nga masa e madhe e protestuesve.

Orhan Murtezani në emër të Këshillit opozitar ka shpalosur edhe kërkesat e këtij këshilli.

“Jemi mbledhur para Qeverisë nga revolta e akumuluar ndër vite, dëshirojmë kësaj qeverie anti evropiane t’ia përcjellim disa mesazhe. Shqiptarët duan alternativën evropiane. Askush nuk guxon ta pengojë punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe Ivanovin ta tërheqë vendimin për abolim. Është nevojë imediate edhe formimi i Gjykatës Speciale. Zgjedhje duhet të ketë vetëm kur do të përmbushen të gjitha kushtet. Për shqiptarët e Maqedonisë janë të papranueshme pa zërin e vërtetë të shqiptarëve. Zëri i vërtetë i shqiptarëve është këtu në këtë protestë. Duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit, ky proces është i pashmangshëm”, tha Murtezani.

Edhe pse ishte pralajmëruar se para godinës së qeverisë, protestuesve do ju drejtohen 2 emra nga Këshilli opozitar, nuk ka ndodhur kështu. Nga Këshilli opozitar protestuesve u është drejtuar publicisti Kim Mehmetidhe Orhan Muretzani, ndërsa përveçtyre ka folur edhe kryetari i Besës, Bilal Kasami ndërkohë katër partive tjera pjesëmarrësve nuk u është dhënë e drejta e fjalimit.

Protesta e sotme në Shkup është organizuar nga Këshilli opozitar, dhe në të cilën morën pjesë partitë opozitare Besa, Uniteti, RDK, LRPDSH dhe PPD.

Aktualitet

Archives