Të hënën në Tiranë zyrtari i lartë i DASH, takime me krerët e shtetit

Mesa duket ekzistojnë ende përpjekjet për negociata për Lulzim Bashën edhe Edi Ramën përsa i përket zgjedhjeve të 18 qershorit.

Të hënën e javës që vjen pritet të mbërrijë në Tiranë, Hoyt Brian Yee,  zyrtari i lartë i DASH, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, .

Në vizitën e tij zyrtari i larët amerikan pritet të zhvillojë takime me liderët kryesorë politikë, si kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta, si dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë misoni ka viizta e tij por ndoshta për situatën politike në vend.

Duhet të sjellim në vëmendje që Rama dhe Basha nuk arritën një marrëveshje edhe pas ardhjes së përfaqësuesve të lartë të Partisë Popullore Europiane më datë 25 prill. Po kështu Rama nga ana tjetër ka nisur fushatën zgjedhore dhe ka thekson se zgjedhjet do të zhvillohen në 18 qershor. Ndërsa Basha ka theksuar se opozita nuk hyn në zgjedhje.

Aktualitet

Archives