Mattis: Po studiojmë propozimin e Rusisë për zgjidhjen e krizës siriane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë me kujdes një propozim të Rusisë për krijimin e zonave të sigurta në Siri për të parë nëse është e mundur, njoftoi sekretari amerikane për Mbrojtjen, Jim Mattis.

“Të gjitha luftërat kanë një fund, prandaj jemi në kërkim prej kohësh sesi mund të arrijmë në fund të saj”, deklaroi për median kreu i Pentagonit në Kopenhagë.

“Pra, jemi në proces shqyrtimi të propozimit, si dhe për të parë nëse do të funksionojë”, shtoi ai.

Propozimi u nënshkrua të enjten e javës së kaluar nga Rusia dhe Irani, aleatë të regjimit të Esadit, si nga dhe Turqia mbështetëse e opozitës së moderuar, pa mbështetjen as të qeverisë siriane, as të rebelëve.

Uashingtoni e priti me shumë rezerva duke u shprehur skeptik për rolin e Iranit në garantimin e kësaj dosje dhe duke shpresuar që ky hap do të hapë një rrugë drejt një marrëveshje më gjithëpërfshirëse.

Aktualitet

Archives