Ja nga cili prind e trashëgojnë fëmijët inteligjencën

Gjenet e nënës përcaktojnë se sa të mençur do të jenë fëmijët e saj, thuhet sipas hulumtuesve, dhe babai nuk bën asnjë ndryshim.

Gratë kanë më shumë gjasa që të transmetojnë gjene të inteligjencës tek fëmijët e tyre për shkak se kanë kromozomin X dhe gratë kanë dy nga këto, përderisa burrat kanë vetëm një.

Shkencëtarët besojnë se gjenet për funksione të avancuara njohëse që trashëgohen nga babai mund të deaktivizohen automatikisht.

Një kategori gjenesh e njohur si “gjenet e kushtëzuara” mendohet se funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nëna në disa raste dhe nga babai në disa raste të tjera.

Inteligjenca besohet të jetë në mesin e gjeneve të kushtëzuara që duhet të vijnë nga nëna.

Studimet laboratorike duke përdorur minj gjenetikisht të modifikuar gjeti se ata me gjene të nënës zhvilluan koka më të mëdha dhe tru, por kishin trup më të vogël, shkruan Independent.

Kurse ata me gjene të babait kishin tru më të vogël dhe trup më të madh.

Aktualitet