BE-ja, procedurë ligjore ndaj Hungarisë që do të mbyllë Universitetin e Sorosit

“Kemi vendosur të ndërmarrim masa ligjore në lidhje me ligjin për universitetet, me anë të një letre të dërguar në formë paralajmërimi ndaj qeverisë hungareze”, njoftoi Valdis Dombrovskis, një prej zëvendëspresidentët e ekzekutivit evropian, gjatë një konference shtypi.

Kjo letër përbën fazën e parë të procedurës së shkeljes që ndërmerr Komisioni, që mund të përfundojnë në fund të kalvarit ligjor me sanksioneve të rënda financiare kur një vend anëtar nuk respekton legjislacionin e Bashkimit.

Ligji hungarez për universitetet e huaja është konsideruar si një kërcënim për mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) themeluar nga financieri dhe filantropi amerikan me origjinë hunagreze, George Soros, armik i betuar i kryeministrit hunagrez, Viktor Orban.

Aktualitet