Negociatat dështuan, Rama dhe Meta takim të beftë këtë mëngjes

Pak minuta më parë, kryeministri Edi Rama është drejtuar drejt Kryesisë së Kuvendit për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky takim kokë më kokë i këtij mëngjesi zhvillohet pas dështimit të negociatave me Partinë Demokratike pasditen e djeshme, me ndërmjetës negociatorin europian David McAllister.

Pas përfundimit të takimit, kreu i Qeverisë shkroi në rrjetet sociale se pa Vettingu-n nuk ka asnjë kompromis.

Ç’ndodhi dje

Negociatat e djeshme mes palëve politike në vend nuk sollën asgjë konkrete dhe lufta politike pritet të jetë edhe më e ashpër.

Marrëveshjet me ndërmjetësimin e dy eurokomisionerëve David McAllister dhe Fleckenstein nuk mundën ta çonin vendin drejt një rruge stabiliteti.

Opozita kishte një kërkesë të panegociueshme siç ishte ajo e qeverisë teknike. Pavarësisht se në draftin e propozuar nga ndërkombëtarët paraqiteshin disa lëshime për opozitën Basha nuk u tërhoq nga e tija.

Ndryshe nga ç’pritej dhe ç’kishte artikuluar më parë, kryeministri Rama pranoi të shtyhej dhe data e zgjedhjeve deri më 16 korrik.

Aktualitet

Archives