Gjykata merr për bazë pretendimin, celulari shkakton kancer

Një gjykatë në Itali, ka marrë në konsideratë pretendimin e një personi, i cili vuante nga një tumor në kokë dhe pretendonte se ia kishte shkaktuar celulari.

57 vjeçari Roberto Romeo, tha për gjykatën se përdorte telefonin celular disa orë në ditë për 15 vite me radhë.

“Fillova të ndjeja bllokim të veshit të djathtë, dhe u diagnostikova me kancer në vitin 2010, tha Romeo për Agjencinë franceze të Lajmeve.

“Për fat të mirë ishte i parrezikshëm, por sot nuk dëgjoj dot me veshin e djathtë sepse duhej të hiqej nervi akustik së bashku me tumorin,” vijoi Ai.

Në përfondim të deklaratave të tij përpara gjykatës, kjo e fundit vendosi në favor të 57-vjeçarit një pension mujor prej 500 Eurosh. Ky dëmshpërblim u dha në përputhje të plotë me ekzaminimet shëndetësore të cilat provonin se shkaku kryesor i kancerit ishte telefoni celular.

Ky është i pari rast në botë që një gjykatë njohu pretendimin se celulari shkakton kancer.

Aktualitet