Presidencialet në Francë – Le Pen dorëhiqet nga drejtimi i partisë: Do jem mbi palët politike

Kandidatja e ekstremit të djathtë për Presidente në France, Le Pen ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Frontit Nacional.

Ende nuk dihet nëse vendimi i saj do të jetë i përhershëm.

Kjo lëvizje  e saj politike vjen një ditë pasi ajo kaloi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku përballet me kandidatin e pavarur Emanuel Macron.

“Sot vendosa që të largohem nga drejtimi i Frontit Nacional”, -tha Le Pen, raporton The Sun.

Le Pen nuk dha më shumë shpjegime për këtë dorëheqje, mirëpo u shpreh se shpreson që do të arrijë fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ndaj Macron.

Mendohet se kjo lëvizje e saj ka ardhur si një strategji e saj politike që të ndikojë tek elektorati që nuk e votoi në raundin e parë e kësisoj për tu bërë presidente, gjithmonë nëse do të arrijë të mundë Macron që është i pari në sondazhe.

Aktualitet

Archives