Kush e fitoi koncensionin e laboratoreve spitalore?

Ministria e Shëndetësisë shpall fituesin e koncesionit të shërbimit të laboratoreve spitalore. Ajo është “Labopharma Sh.p.k” me 41.7 % të aksioneve në bashkëpunim me dy kompani të huaja Exalab France, me 25%, & AB Laboratory Solutions B.V me 33.3% në Hollandë.

Labopharma sipas ekstraktit në QKB është krijuar në vitin 2007. Aksioneri i saj me 100% të aksioneve është Janis Karathano.

Kompania ka si aktivitet tregtinë e produkteve farmaceutike, pajisjeve të laboratorëve etj. Në vitin 2015 qarkullimi i saj vjetor është rreth 137 mijë euro, ndërsa humbja është rreth 160 mijë euro po për atë vit, sipas bilancit zyrtar.

Shoqëria ka qenë e pezulluar deri në gusht 2015 dhe më pas është bërë sërish aktive. Periudhën më të mirë e ka pasur në vitin 2009, kur deklaroi rreth 730 mijë euro xhiro dhe fitime prej 240 mijë euro, por më pas aktiviteti i saj ka ardhur në rënie dhe në fillim të vitit 2015 bëri kërkesën për pezullim, pasi në viti 2014 kishte raportuar zero të ardhura.

Kapitali i saj është negativ prej minus 170 mijë euro, si rrjedhojë e bartjes së humbjeve në vite.

Kompania nuk ka aktivitet të madh në fushën që ka fituar koncensionin, por e ka siguruar mbështetjen tek kompanitë partnerer të huaja.

Vlera e koncesionit është 100 milionë dollarë për 10 vite.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në garë kanë qenë edhe:

Acibadem Saglik Hizmetleri ve Ticaret A.S
American Hospital Sh.a (AL)
Biometric Albania Sh.p.k (AL)
Montal Sh.p.k (AL),
Genius Sh.p.k (AL)

Aktualitet

Archives