Mbyllet protesta paqësore e PD

Ka zgjatur fiks 60 minuta protesta e PD në 5 kryqëzime kryesore në vend. Në fund lideri demokrat Lulzim Basha ka mbajtur nëj fjalim të shkurtër nga sheshi Shqiponja ku qendroi një orë në mes të protestuesve.

Ajo çka u vu re në këtë protestë është se nuk u shënua asnjë incident madje nuk pati as revoltë të shprehur me bori nga shoferët që mbetën në trafik.

Policia disa herë bëri thirrje për tu shpërndarë, por vëzhdoi në distancë pa tentuar të shpërndajë protestuesit me dhunë.

Basha në përfundim të protestës u shpreh: “Jemi bashkuar për zgjedhje të lira e të ndershme, që do të largojë kriminelët nga institucionet, që do të luftojë drogën e do të krijojë kushtet për zgjedhjet e lira e të ndershme dhe zbatimin menjëherë të vetting-ut dhe reformës në drejtësi. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe qëndresë”.

Aktualitet

Archives