Sot protesta: Bllokohet për 1 orë trafiku që nga ‘Shqiponja’ dhe në të gjitha akset kombëtare

Sot në orën 11: deri në 12:00, opozita do të bllokojë trafikun në të gjitha akset kombëtare, një akt simbolik ky i bllokimit të trafikut të drogës, krimit dhe veçanërisht të votave.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në thirrjen e tij publike dje, garantoi se protesta do të ishte thellësisht paqesore:

“Nesër, mes orës 11:00 dhe 12:00 qytetarët do të bllokojnë transportin kombëtar anembanë Shqipërisë, – tha Basha të dielën. – Në rrethrrotullimin e Shqiponjës dhe në kryqëzimin e teknologjikut në Tiranë, në rrethrrotullimin e Plugut, në rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit në Milot, në rrethrrotullimin e Bradasheshit e kudo do të jenë qytetarët e veriut, jugut, lindjes, perëndimit dhe të gjithë Shqipërisë.

Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për një orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korrupsionit do të marrin fund një herë e mirë. Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe ne jemi njerëz të kurajos qytetare.

Aktualitet

Archives