Presidenti i Kukësit, hedh poshtë akuzat e Partizanit

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, hedh poshtë akuzat e Partizanit, se skuadra e tij po favorizohet në luftën për titull. Ai gjykon se gjithë këta vjet favorizimet kanë qenë për të tjerët

Sulmi ndaj tij e ka habitur.
Jo se nuk pret polemika numri 1 i Kukësit, Safet Gjici, por gjykon se presidentët nuk duhet të arrijnë deri këtu.
Një ditë më parë, Partizani akuzoi se titulli kampion po vendoset në tavolinë në favor të kuksianëve, dhe Gjici e ka një përgjigje.
Bilanci që ai bën për gjyqtarët, qoftë këtë sezon, por sidomos në 5 vitet e fundit, i del negativ për Kukësin.
Jo vetëm kaq.
Këta vjet, ai ka ndjerë edhe diçka tjetër që nuk I ka pëlqyer.
Nuk është e lehtë që presidenti kuksian të bëjë një karakteristikë të kampionatit shqiptar.
Kukësi dhe Partizani kryesojnë Superligën me nga 59 pikë kur duhen edhe 7 javë deri në përfundim, ndërsa Skënderbeu është vetëm 3 pikë larg.

Aktualitet

Archives