Vendoset data e Raundit të Parë për votimin e Presidentit

Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më herët padyshim që muaji prill pritet të jetë mjaft i ngjeshur përsa i përket zhvillimeve politike.

Tashmë në zyrat e Kuvendit në mbledhjen e Kryetarëve është vendosur edhe data e nisjes së procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Ri.

Nga ajo që mësohet është data 19 Prill ajo që do të sjellë raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit. Kjo datë është propozuar dje dhe nga ana e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçit.

Në këtë raund kujtojmë se është e nevojshme të jenë 84 vota pro për të kaluar. Pra nevojitet një konsensus me bazë të gjerë.

Nga ana tjetër në datën 18 prill pritet të mbahet një tjetër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend ku do të votohet për pjesën e mbetur bosh në Komisionet ‘ad hoc’ të Vettingut.

Deri më tani nuk ka një emër konkret për postin e Presidentit po nga ajo që janë shprehur palët do të synohet të ketë një figurë konsensuale.

Aktualitet

Archives