Kryekëshilltari i Presidencës turke: Shqipëri! Turqia të ka mik, por kujdes nga FETO!

Kryekëshilltari i Presidëncës turke, kryetari i Auditit dhe Avokati i Popullit të Turqisë, Sheref Malçok, gjatë vizitës zyrtare që pati në Shkodër në një intervistë ekskluzive për TRT në Shqip u ndal në përgjigjen e shumë çështjeve.

 

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet miqësore Shqipëri-Turqi dhe për vizitat dhe takimet e shpeshta të kryeministrit shqiptar, Edi Rama me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, Malçok u shpreh:

 

“…Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama por vepron në një mënyrë jashtëzakonisht mirë, duke tentuar të përmirësoj dukshëm atë miqësi të themeluar shumë shekuj më parë. Cdo vizitë dhe takim tregon se kjo miqësi e hershme do të vazhdojë edhe më tej, jo vetëm por kjo miqësi do të kontribuojë dukshëm në zhvillimin e shtetit shqiptar, solidariteti ndërmjet dy kombeve dhe solidariteti ndërmjet dy lidërve të këtyre dy shteteve do të përmirësojë përveç zhvillimit edhe marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe më tej. Edhe diçka tjetër: Duke ardhur me avion nga Turqia në Shqipëri në të njëjtin avion ishim edhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me të cilën shkëmbyem tema shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe solidaritetin e dy kombeve…”.

 

Në lidhje me organizatën FETO dhe rrezikun që ka Shqipëria prej saj, kryekëshilltari i Presidencës turke tha:

 

 “…FETO është një organizatë terroriste e cila është shfaqur së fundmi, por është kultivuar prej 40-të vitesh në vatrën e Turqisë. Këta përsona fshihen si institucione arsimore, por më datë 15 korrik 2016 tentuan të bombardojnë me helikopterët turk institucionet turke dhe popullin turk. Pra, kur tentuan të bombardojnë vendin e vet, ju mund të imagjinoni se sa përgjakshme është kjo organizatë! Kam  thjesht një lutje, kërkesë dhe sugjerim për të mirën e Shqipërisë. Kur Turqia e përjetoi pas 40 viteve, shpresojmë që jo, por kjo mund të jetohet pas 5-së ose 10-të viteve edhe në Shqipëri. Duke menduar për të mirën e një miku, ne vetëm  ju sugjerojmë që të largohet kjo organizatë terroriste nga vendi i juaj, ndësa veprimi mbetet në dorën e udhëheqësvë tuaj…

 

Kryekëshilltari Malkoç, duke u ndaluar edhe një herë në rrezikun e organizatës FETO iu drejtua nëpërmjet Zërit të Turqisë të gjithë shqiptarëve me këto sugjerime dhe paralajmërime…

 

Nga ana tjetër, zyrtari lartë turk, Sherf Malkoç ishte i ftuar në një aktivitet të organizuar nga instituti “Yunus Emre”,në Shkodër  për të mbajtur temën:  “Zhvillimet e kohëve të fundit në Turqi dhe pasqyrimi i tyre në Europë e Ballkan”, i cili foli për disa prej ngjarjeve më të fundit që kanë trazuar qetësinë dhe mbarëvajten ekonomike dhe shoqërore në shtetin turk.

Në fillim ai përcolli përshëndetjet e presidentit të Turqisë, Erdogan për popullin shqiptar dhe rikonfirmoj marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve.

 

“…Marrëdhëniet shumë të mira miqësore, takimet shumë të shpeshta dhe mjaft miqësore në mes presidentit të Turqisë, Rexhep Tajiip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama po vështrohem me një sy mjaft xheloz dhe të mrekulluar nga popujt e shteteve të ndryshëm...Prandaj e ndjejë veten në Shkodër si në shtëpinë time, si në atdheun tim…”.

Malkoç ka folur edhe për pritshmëritë e Turqisë në Ballkan. “Turqia pret paqe, stabilitet dhe miqësi të bazuar në themelin e reciprocitetit. Kjo është ajo që Turqia pret në Ballkan. SHBA-ja dhe Rusia janë larg, ndërsa Turqia është afër. Një problem që mund të dalë në Ballkan dhe djeg këto vende, ndikon drejtpërdrejt në Turqi. Për këtë arsye Turqia kërkon stabilitet, paqe, qetësi dhe mirëqenie në Ballkan. Institucionet e Turqisë me ato të vendeve të Ballkanit duhet të solidarizohen dhe të punojnë së bashku”, u shpreh ai.

Duke vënë në dukje se në 15 vitet e fundit në Turqi ka një stabilitet politik, Malkoç në vijim shton: “Kjo gjë është bërë e mundur përmes presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Si Turqia ashtu edhe vendet e Ballkanit duhet të marrin të mirat materiale nga kjo situatë e mirë, por kjo gjë duhet të jetë në mënyrë reciproke dhe e bazuar në respekt të ndërsjellë. Mirëqenia e Turqisë do të jetë për Ballkanin, ndërsa ajo e Ballkanit për Turqinë.”

Malkoç ka prekur edhe çështjen e tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO. Në fjalën e tij në lidhje me këtë ai thotë: “Dua të flas hapur. Ajo është organizata më tinzare dhe një organizatë terroriste që punon me metoda që nuk janë parë më parë. Ajo punon duke përdorur fenë. Punojnë në mënyrë tinzare dhe janë me dy shpirtra. Kanë disa identitete dhe janë me dy shpirtra. Për këtë arsye nuk dihet se çfarë mund të bëjnë. Ata mund të duken shumë të mirë dhe një organizatë që merret me arsimin, pasi këtë bënte edhe në Turqi, por atje doli në pah fytyra e tyre e vërtetë dhe Turqia hoqi keq prej tyre.”, tha ndër të tjera, kryekëshilltari i Presidencës së Turqisë, Sheref Malkoç nw takimin kulturor, ku merrnin pjesë autoritete vendore, intelektualë, studentë etj…

Aktualitet