Rama fton Bashën për dialog

Kryeministri Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për t’u ulur në dialog. Në facebook, kreu i ekzekutivit i ka kërkuar Bashës që të caktojë vetë vendin dhe orën.

“Lulëzim ta kam thënë kaherë, jam i gatshëm për dialog sa herë PD do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo! Caktoje vetë vendin dhe orën”. shkruan Rama.

Më herët, kryeministri, i  mbylli çdo mundësi për  krijimin e  një qeverie besimi, apo shtyrje të  zgjedhjeve të 18 qershorit. Në përgjigje të ftesës së  bashkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metës, përgjigjja që vlen dhe për opozitën,  Rama, thekson se  kushtetuta e thotë qartë se qeveria është vullnet i shumicës.

Rama: “Kushtetuta jonë është shumë e qartë – zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë – qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër”

Teksa i mbyll rrugën “qeverisë së besimit”,Rama shprehet i gatshëm për dialog me opozitën madje si një vend të mundshëm ai propzon dhe çadrën e protestës.

Rama “Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.”

Kryemisnitri Edi Rama e vlerëson  përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje  për situatën politike, por thkson se  nuk mund të tërhiqet nga reformat, pse sipas tij një pakicë ka frikë reformën në drejtësi.

Rama: Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

Rama i bëri thirrje opozitës të dilogojnë dhe bashkëpnojë për të  mundësojnë që zgjedhjet e 18 qershotit të jen më të lirat të mbajtura në shqipëri.

Aktualitet

Archives