Ambasadori amerikan Lu takim me Bashën

Para pak minutash ka nisur një takim mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe liderit të opozitës Lulzim Basha. Takimi mes të dyve ka nisur në selinë e Partisë Demokratike.

Padyshim që situata e përkeqësuar e krizës politike është ajo që ka ulur në takim dy përfaqësuesit.

Protesta e opozitës vijon tashmë prej më shumë se një muaj dhe asnjëra nga palët nuk ka ndryshuar qëndrimet politike. Ambasadori Lu duhet thënë se përveç takimeve ka qenë më i rezervuar për t’u shprehur në lidhje me protestën.

Nga ana tjetër një zhvillim i rëndëishëm ka ndodhur mbrëmë përsa i përket koalicionit mes LSI-së dhe PS-së ku Rama dhe Meta kanë pasur një takim 4-orësh.

Java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme pasi në datën 10 pritet të nisë në Parlament dhe procedura e zgjedhjes së Presidentit.

Ndërkohë që dhe mbajtja e zgjedhjeve në 18 qershor mbetet në pikëpyetje pasi opozita është shprehur për shtyrjen e tyre, PS e mohon në mënyrë kategorike dhe LSI që shprehet se pa opozitën nuk ka zgjedhje.

Aktualitet

Archives