Zjarri në Bibliotekën Kombëtare, drejtoresha tregon çfarë u dëmtua

Zjarri me përmasa të mëdha që përfshiu paraditen e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare ka shkaktuar dëme të shumta në libra, por fatmirësisht pa prekur kopjet e rralla.

Drejtoresha e Bibliotekës, Persida Asllani tha sot për mediat se zjarri nuk ka prekur mjediset ku ruhen vlerat e rralla dhe Arkivi shqip dhe as baza elektronike e të dhënave. Është ende herët për dëmet eventuale, sa të krijohet mundësia do t’ua komunikojmë”, u shpreh ajo.

Lidhur me librat e djegur, saktësoi se janë libra që huazohen shpesh nga lexuesi dhe janë të rikuperueshme, kryesisht librat pas viteve ‘90. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Aktualitet

Archives