Bajern mund Frankfurtin, Dortmund ngec në Berlin

Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet në Bundesligë. Skuadra bavareze fitoi pastër ndaj Eintrahtit të Frankfurtit 3-0 duke e çuar në 10 pikë diferencën me Lajpcigun e vendit të dytë.

Bajerni e shënoi golin e parë në minutën e 38 me Levandovskin, gol që shumë shpejt u shoqërua nga ai i Dagllas Kostës. Në pjesën e dytë, Levandovski ndëshkoi sërish Frankfurtin duke shënuar golin e tretë për skuadrën e drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Krejtësisht e kundërta ndodhi me Borusian e Dortmundit. Skuadra  e Tuhel u gjunjëzua ne Berlin pasi u mposht nga Hertha me rezultatin 2-1.Kalu në pjesën e parë dhe Platenhardt në të dytën ishin autorët e golave për berlinezët, ndërkohë që për Dortmundin golin e barazimit të përkohshëm e shënoi i zakonshmi Obamejang.

Aktualitet

Archives