Raikkonen vendos rekordin në Barcelonë

Koha e realizuar nga piloti i Ferrarit erdhi në një xhiro me gomat “supersoft”, ndërsa në total Raikkonen realizoi 46 xhiro. Koha e dytë më e mirë e regjistruar gjatë kësaj dite ishte ajo e Max Verstappen, me më shumë se 8 të dhjetat, ndërsa i treti u rendit Carlos Sainz me Toro Rosso.

Mercedesi kohën më të mirë e arriti me të ardhurin e fundit në skuadër, Valtteri Bottas që u rendit i katërti, por ai garoi me gomat “soft”.

Vazhdon ndërkohë të zhgënjejë McLaren, me spanjollin Alonso që i ndërpreu 2 herë provat për shkak të problemeve teknike. Dy ndalesa ka patur edhe për francezin Grosjean me njëvendëshen Haas.

Aktualitet

Archives