Shqipëria me rënien më të lartë të lindshmërisë në Europë

Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritje që publikoi së fundmi Eurostat.

Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm  1.67. Kjo është rënia më e lartë në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri.

Eurostat  njoftoi se 5,103,165 foshnje kanë lindur në Bashkimin Europian me 2015, krahasuar me 5,062, 948 në vitin 2001.

Në mesin e shteteve anëtare, Franca vazhdoi të shënojë numrin më të madh të lindjeve (799,700 në vitin 2015), në Mbretërinë e Bashkuar lindën 776,700 foshnja, Gjermania me 737,600, Italia me 485,800, Spanja me 418,400 dhe Polonia 369,300.

Në Shqipëri numri i foshnjave të lindura me 2015 ishte 32,715, teksa në fillim në viteve 1990 ishin mbi 60 mijë lindje.

Mesatarisht në BE, gratë që kanë lindur fëmijën e tyre të parë në vitin 2015 ishin të moshës rreth 29

28.9 vjeç.  Në Shqipëri mosha mesatare në të cilën gratë kanë lindur fëmijën e parë ishte 25.2 vite.

Në përgjithësi, shkalla e përgjithshme e fertilitetit në BE u rrit nga 1.46 në vitin 2001 në 1.58 në vitin 2015. Një normë e përgjithshme e fertilitetit prej rreth 2.1 lindje për grua konsiderohet të jetë niveli i zëvendësimit në vendet e zhvilluara (numri mesatar i lindjeve të gjalla për grua, të nevojshme për të mbajtur popullsinë konstante pa marrë në konsideratë emigracionin).

Shkalla e përgjithshme e fertilitetit është nën nivelin e zëvendësimit të 2.1 në të gjitha shtetet anëtare.

Në vitin 2015, Franca e kishte këtë tregues (1.96) dhe Irlanda (1.92), shtete me normat e përgjithshme të fertilitetit afër nivelit e zëvendësimit prej rreth 2.1. Më tej afër normës së zëvendësimit  ishin Suedia me (1.85) dhe Mbretëria e Bashkuar me (1.80).

Në anën tjetër, normat më të ulëta fertilitetit janë vërejtur në Portugali (1.31), Qipro dhe Poloni (të dyja 1.32), Greqia dhe Spanja (dy 1.33), si dhe në Itali (1.35). Në shumicën e shteteve anëtare, shkalla e përgjithshme e fertilitetit u rrit në vitin 2015 në krahasim me vitin 2001. Rritje të mëdha janë vërejtur në Letoni (nga 1.22 në 2001 në 1.70 në vitin 2015, apo +0.48), Republika Çeke (0,42), Lituania (0,41 ), Sllovenia (0,36), Bullgaria (0,32), Rumania (0,31), Suedia (0,28) dhe Estonia (0,26). Në të kundërt, rëniet më të larta janë regjistruar në Shqipëri me (-0.63)  Qipro (-0,25), Luksemburgu (-0.19) dhe Portugalisë (-0,14).

Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë.

Në Shqipëri, psikologët dhe demografët kanë shpjeguar më herët për Monitor,  se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike, që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë.

 

Norma totale e fertilitetit, 2001 dhe 2015
2001 2015 Ndryshimi
EU* 1.46 1.58 0.12
Belgium 1.67 1.7 0.03
Bulgaria 1.21 1.53 0.32
Czech Republic 1.15 1.57 0.42
Denmark 1.74 1.71 -0.03
Germany 1.35 1.5 0.15
Estonia 1.32 1.58 0.26
Ireland* 1.94 1.92 -0.02
Greece 1.25 1.33 0.08
 Spain 1.23 1.33 0.1
France* 1.9 1.96 0.06
Croatia 1.46 1.4 -0.06
Italy 1.25 1.35 0.1
Cyprus 1.57 1.32 -0.25
Latvia 1.22 1.7 0.48
Lithuania 1.29 1.7 0.41
Luxembourg 1.66 1.47 -0.19
Hungary 1.31 1.45 0.14
Malta 1.48 1.45 -0.03
Netherlands 1.71 1.66 -0.05
Austria 1.33 1.49 0.16
Poland 1.31 1.32 0.01
Portugal** 1.45 1.31 -0.14
Romania** 1.27 1.58 0.31
Slovenia 1.21 1.57 0.36
Slovakia 1.2 1.4 0.2
Finland 1.73 1.65 -0.08
Sëeden 1.57 1.85 0.28
United Kingdom** 1.63 1.8 0.17
Iceland 1.95 1.8 -0.15
Liechtenstein 1.52 1.4 -0.12
 Norëay 1.78 1.72 -0.06
Sëitzerland 1.38 1.54 0.16
Montenegro 1.74 1.74
FYR of Macedonia 1.73 1.5 -0.23
Albania 2.3 1.67 -0.63
Serbia 1.58 1.46 -0.12
Turkey : 2.14

Burimi: Eurostat

Aktualitet

Archives