Basha-Ramës: Eja në çadër për të firmosur qeverinë teknike

Kryetari i opozitës i bëri thirrje kryeministrit që të shkonte pranë çadrës së protestuesve për të firmosur qeverinë teknike.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëve në çadrën përpara Kryeministrisë, Basha tha se Rama është strumbullari dhe kërcënuesi i zgjedhjeve, drejtësisë dhe luftës kundër krimit.

Basha: Zhbllokimi i rrugës evropiane të Shqipërisë, përmes zbatimit jo fasadë por të vërtetë të reformës në drejtësi sipas Kushtetutës së 22 korrikut, vjen dhe fillon vetëm me largimin e strumbullarit të problemit numër 1, të kërcënimit nr 1 për zgjedhjet, për drejtësinë, për luftën kundër krimit, luftën kundër drogës që e ka emrin? (Basha pyet protestuesit dhe ata thonë Edi Rama). Prandaj jemi këtu dhe do të jemi këtu duke kërkuar largimin e tij si kusht për Shqipërinë evropiane.

Nëse e kanë dëgjuar këtë zë dhe ka zënë mend dhe në të vërtetë do të zhbllokojë rrugën evropiane të Shqipërisë, atëherë unë do ta mirëpres në këtë çadër për të firmosur qeverinë teknike, këtu, kapitullimin pa kushte të krimit dhe të drogës. Këtu në këtë shesh për krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Do t’ju kërkoj edhe ju që kjo çadër dhe ky shesh, Shqipëria e vërtetë ta mirëpresë si të penduar dhe t’i krijojë kushtet të kontribuojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke ardhur me dorëheqjen e tij këtu në këtë çadër. Nëse kjo është një tjetër lojë, një tjetër demagogji, i them sot se koha për lojëra ka mbaruar dhe në atë rast nuk je i mirëpritur në çadër, nuk je i mirëpritur në shesh, do të vijë sheshi tek ty.

  • Basha u përqendrua në fjalimin e sotëm tek shqetësimet e fermerëve, duke premtuar se me ardhjen në pushtet do të jepen 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore.

Aktualitet

Archives