Trump tregon se për kë do shkojë buxheti i parë për sigurinë publike

Buxheti i parë i Presidentit amerikan Donald Trump do të jetë për sigurinë publike dhe do të përqendrohet për “të mbajtur larg terroristët”.

Është kjo deklarata e bërë nga Presidenti amerikan ditën e hënë, duke nënvizuar se SHBA do e fitojë luftën kundër krimit të dhunshëm.

Ndër të tjera Trump do të kërkojë shtim të shpenzimeve për Pentagonin prej 54 miliardë dollarësh, duke forcuar sektorin e mbrojtjes.

Pikërisht Pentagoni ka dërguar në Shtëpinë e bardhë një plan anti- ISIS.

Aktualitet

Archives