Etiopi, restaurohet xhamia e parë e ndërtuar nga shokët e profetit Muhammed a.s.

Restaurimi i xhamisë antike në Al-Nexhashi të Etiopisë është shumë pranë përfundimit, thonë kompetentët të përfshirë në projektitn të financuar nga Turqia.

Gjatë tre viteve të fundit, ky lokacion i cili ka qenë prej destinacioneve kryesore turistike në Etiopi i është nënshtruar një resturimi të cilin e ka financuar Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.

“Pritet që i tërë procesi i restaurimit të përfundojë brenda vitit 2017. Xhamia dhe varret e 15 shokëve të profetit Muhammed janë në fazën përfundimtare të restaurimit. Po ndërtohet dhe një kuzhinë brenda xhamisë (për skamnorët)”, deklaroi per AA koordinatori i TIKA-s për Etiopi, Fazil Akın Erdogan.

“Në kompleksin e xhamisë janë instaluar dy rezervuare të ujit. Në disa vende këmi përdorur arkitekturën osmane”, tha më tej ai.

E vendosur në qytetin Wukro, 790 kilometra nga kryeqyteti i Etipoisë, Addis Abeba, “Al Nexhashi” thuhet të jetë xhamia e parë e ndërtuar në Etiopi.

Ajo është ndërtuar nga shokët e profetit Muhammed të cilët u detyruan të braktisin qytetin e Mekkës nga shkaku i persekutimit që ju bë atyre nga fisi Kurejsh.

Xhamia mban emrin e mbretit të krishterë etiopian Ahmed Nexhashi i cili strehoi refugjatët muslimanë.

“Xhamia tërheq dhjetëra mijëra vizitorë në vit nga vendi por edhe nga jashtë”, deklaroi imami i xhamisë Sheikh Mohammed Ibrahim.

 

Aktualitet