Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2017, rezultoi 2.88 milionë duke pësuar rritje për herë të parë që nga viti 2001.
Krahasuar me një vit më parë popullsia u rrit me 1 mijë banorë, shkruhet në raportin e INSTAT lidhur me popullsinë në Shqipëri.
Disa nga zbulimet e raportit
– “Në 1 Janar 2017, popullsia banuese e Shqipërisë përllogaritet 2.876.591 banorë, krahasuar me 2.875.592 që ishte në 1 Janar 2016.
–Gjatë vitit 2016, kanë lindur rreth 32 mijë foshnje, ndërsa kanë vdekur rreth 21 mijë persona. Shtesa natyrore e popullsisë ishte pozitive me rreth 11 mijë persona.
– Nga ana tjetër, migracioni neto ka pësuar një rritje në krahasim me vitin e mëparshëm edhe pse vazhdon të mbetet negativ.
– Për herë të parë pas vitit 2001, shtesa natyrore tejkaloi migracionin neto, duke rezultuar në një rritje të lehtë të numrit të popullsisë banuese në 1 Janar 2017″
-Lindjet vazhdojnë të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve, duke zvogëluar shtesën natyrore
-Në vitin 2016 raporti i varësisë së të rinjve ka shënuar një rënie në krahasim me vitin 2015, nga 27,3 % në 26,7 %, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve ka pësuar një rritje të lehtë nga 18,4 % në 18,9 % gjatë të njëjtës periudhë.
-Raporti gjinor në lindje po i afrohet nivelit natyror (105 meshkuj për 100 femra), duke shënuar vlerën 106.9 në vitin 2016, nga 109.5 që ishte në vitin 2015.
-Raporti gjinor i popullsisë gjithsej ka pësuar një rënie të lehtë, në krahasim me vitin 2015 nga 102.7 në 102.5 meshkuj për 100 femra.
-Mosha medianë e popullsisë u rrit nga 34 vjeç në 2015 në 35 vjeç në 2016
Lindjet vazhdojnë të tejkalojnë numrin e vdekjeve, pavarësisht se diferenca midis tyre po ngushtohet me kalimin e viteve, duke zvogëluar shtesën natyrore