Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë synon 10-shen e parë në botë

Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200 miliardë dollarëve brenda një kohe të shkurtër, pritet të zërë vendin e 12-të në botë duke lënë pas Fondin Temasek të Singaporit, vlera të cilit është 193,6 miliardë dollarë…

Anembanë botës ka rreth 80 fonde sovrane në mbi 40 shtete të ndryshme. Të parat në botë renditen vende si Norvegjia, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Katari me fondet sovrane të tyre mbi bazat e naftës dhe gazit natyror.

Sipas renditjes së fundit botërore të marsit 2016, në krye të listës qëndron Norvegjia me një fond sovran që kap vlerën e 885 miliardë dollarëve. Ky vend skandinav ndiqet nga Kina me 813,8 miliardë dollarë.

Ndërsa Fondi Sovran i Pasurisë së Turqisë, që parashikohet të arrijë vlerën e 200 miliardë dollarëve brenda një kohe të shkurtër, pritet të zërë vendin e 12-të në botë duke lënë pas Fondin Temasek të Singaporit, vlera të cilit llogaritet të jetë 193,6 miliardë dollarë.

Aktualitet

Archives