Deklaratë për median e Medresesë së Shkodrës, H.Sheh Shamia

Drejtori i Përgjithshëm i Medresesë së Shkodrës, Kujtim Dervishi, është prononcuar sot për median pas lajmit të transmetuar për ish-mësuesen Emine Alushi, e cila bënte para dy viteve propagandë në shkollë pro organizatës terroriste ISIS…
Sipas tij, “ajo çfarë ka thënë mesuesja  subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH-së dhe është krejtësisht e kundërt me atë çfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ.
Ne si stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime të transmetuara në video regjistrim”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e medresesë së Shkodrës.

Aktualitet

Archives