Nutella hiqet nga supermarketet pas rrezikut nga kanceri

Shumë supermarkete në Itali kanë hequr nga vitrinë çokokremin Nutella, pas paralajmërimeve nga Autoriteti Evropian i Standardeve të Ushqimit se vaji i palmës që përdoret në këtë produkte mund të shkaktojë kancer. Vaji i palmës përdoret dhe në shumë produkte të tjera, por deri tani vetëm prodhuesi i Nutella po përballet me reagim të ashpër. Prodhuesi i saj, Ferrero ndërkohë ka nisur një fushatë reklame për të siguruar konsumatorët se produkti i tyre është i sigurt. Sipas saj, vendimi për të mbajtur vajin e palmës te Nutella, pavarësisht paralajmërimeve, ka të bëjë me kualitetin dhe jo koston.

Aktualitet

Archives