Deklaratat e Berishës për armatosje, PS dërgon kallëzim në Prokurori

Një javë pasi ish kryeministri Sali Berisha bëri deklaratën e tij në Kuvend për armatosje kundër qeverisë, grupi i PS-së ka depozituar kallëzim ndaj tij në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ka qënë vetë nënkryetari i grupit, Taulant Balla që ka depozituar kallëzimin në Prokurori. Kallëzimi është bërë në bazë të neneve 222, 223 dhe 267 që kanë të bëjnë me akuzën e thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe përhapje e informatave të rreme që ngjallin panik.

Para nje jave Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të armatosen. “Iu bëj thirrje qytetarëve që të armatosen për të mbrojtur veten dhe sigurinë e tyre. Nëse ju kërcënoni me banda opozitën, qytetarët janë të gatshëm t’ju kundërshtojnë me armë e të mos gjeni vrimë ku të futeni. Armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët. Me këtë organizatë kriminale në pushtet nuk ka siguri, rend dhe qetësi”, ka thënë Berisha.

Aktualitet

Archives