Shatërvani kthehet në pistë patinazhi për fëmijët

Nuk kishte ndodhur prej vitesh të shihej i ngrirë, por temperaturat e ditëve të fundit e që këtë fillim jave në Shkoder kanë shënuar -6 gradë celsius, e kanë kthyer shatërvanin në një pistë patinazhi.

I ftohti siberian i ka dhënë efektet e veta, por ata që më së shumti i gëzohen këtij ndryshimi janë fëmijet.

I ftohti ju ka mbyllur shkollat por ata nuk i ka penguar të dalin e të luajnë mbi pisten qe ka krijuar moti i acartë.

Prezenca e akullit ka bllokuar edhe tubacionet e ujit si dhe ka krijuar vështirësi në lëvizje.

Aktualitet

Archives