Qeveria shqiptare shpërndan fondet, myslimanët marrin më shumë

Siç është bërë traditë tashmë, edhe këtë vit qeveria ka ndarë fondet për bashkësitë fetare në vend. Fondi total për vitin 2016 është rreth 109 000 000 lekë, ndërsa do të shpërndahet brenda këtij muaji. Përfituesi më i madh është Komuniteti Mysliman i Shqipëria si bashkësia më e madhe fetare në vend. Sipas vendimit të qeverisë, KMSH-ja do të marrë rreth 31 416 000 lekë.

Ndryshe nga vitet e shkuara, këtë vit, ky fond ka edhe një nëndarje. Kështu, 11 748 000  do të shkojnë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës, ndërsa pjesa tjetër prej 19 668 000 lekë do të shkojë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

E njëjta ndarje është bërë edhe për komunitetet e tjera fetare. Kështu, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë. Nga ky fond, 20 592 000  lekë shkon për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës, ndërsa 5 280 000 lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë në:

  1. 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;
  2. 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 840 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

  1. 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
  2. 15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, përkatësisht,:

– 10 144 000 (dhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

– 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për ndërtimin e teqesë në Përmet.

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2016, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.

kmsh

Aktualitet

Archives