Në qytetin Halep të Sirisë u gjet një varrezë masive

Në qytetin Halep të Sirisë u gjet një varrezë masive ku janë varrosur civilët e vrarë me torturë dhe dhunë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov tha se “Janë zbuluar varrezat masive me dhjetëra civilë të vrarë në mënyrë çnjerëzore. Disa kufoma janë të copëtuara dhe shumica e civilëve janë vrarë me të qëlluar në kokë. Siç duket kjo është ende fillimi.”

Duke e bërë të ditur se të gjitha provat se terroristët kanë kryer krime të rënda të luftës janë regjistruar me kujdes, zyrtari rus tha se “Opinioni publik do të informohet në mënyrë makismale në lidhje me këto prova me qëllim që përkrahësit evropian në Londër dhe Paris të ashtuquajturve opozitarëve të kuptojnë se kush janë opozitarët me të vërtetë”.

Konashenkov gjithashtu bëri të ditur se opozitarët, të cilët për një kohë të gjatë mbanë nën kontroll pjesën lindore të Halepit, para se të largohen nga qyteti kanë vendosur mina të kurthuara.

Edhe zyra e Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri, me seli në Londër njoftoi se si pasojë e këtyre lloje minave vetëm gjatë javës së fundit kanë humbur jetën 63 ushtarë dhe civilë. Organizata njoftoi se në mesin e të vdekurve përveç ushtarëve të cilët kryenin aktivitetet e spastrimit të minave, kanë humbur jetën edhe plaçkitësit e shtëpive.

Aktualitet

Archives