Besimtarët e krishterë festojnë krishtlindjen

Besimtarë katolikë e ortodokse festojne 25 dhjetorin në të gjithë vendin momentin më të rëndësishëm të kalendarit të tyre kristian, krishtlindjen.

Gjatë kremtimit të kësaj feste besimtarët urojnë më shumë paqe e dashuri për njëri-tjetrin. Besimtarë të shumtë katolikë u mblodhën në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë, ku u mbajt mesha tradicionale e Krishtlindjes.

Mesha u kremtua nga Arqipeshkvi i Arkidioqezës Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo. Kjo është‎ mesha e parë që imzot Frendo kremton për krishtlindje, që pas marrjes së detyrës. Ndersa mëngjesin e sotëm besimtarët ortodoksë ishin pjesë e kremtimit të meshës në këtë ditë të shënuar në kishën “Ringjallja e Krishtit”, meshe e cila u drejtua nge kryepeshkopi Anastas Jonullatos. Meshe solemne me rastin e krishtelindjeve nga kisha katolike dhe kisha ortodokse eshte zhvilluar edhe ne Shkoder…

Aktualitet

Archives