Çavushollu: Turqia dhe Rusia e dinë se pas atentatit qëndron FETO

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se pas atentatit kundër Ambasadorit të Rusisë në Ankara qëndron Organizata Terroriste Gyleniste FETO.

Ministri Çavushollu që vazhdon takimet në Rusi zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Në krye të bisedës së zhvilluar me kërkesën e palës amerikane, Kerry shprehu hidhërimin e madh në lidhje me humbjen e jetës së ambasadorit rus Andrey Karlov si pasojë e atentatit.

Edhe Ministri i Jashtëm turk bëri të ditur se edhe Turqia edhe Rusia e dinë se pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme qëndron Organizata Terroriste Gyleniste FETO dhe ndau me homologun e tij informacione në lidhje me sulmuesin.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike në bisedë erdhi në rend të ditës edhe mbledhja treshe me temë Sirinë e zhvilluar në Moskë.

Çavushollu u shpreh se deklarata e përbashkët e bërë në fund të mbledhjes pasqyron çështjet themelore të diskutuara.

Mevlyt Çavushollu, pas pyetjes së Kerry-t në lidhje me Qipron i përcolli atij zhvillimet e fundit në lidhje me negociatat.

Aktualitet

Archives