Presidenti Erdogan në vizitë të rëndësishme në Kroaci

Kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kroaci, i shoqëruar nga 5 ministra dhe rreth 100 biznesmenë.

Analistët thonë se vizita ka një dimension të rëndësishëm ndërkombëtar duke qenë se në bisedimet me drejtuesit më të lartë kroatë, kushtuar krizës së emigrantëve dhe luftës kundër terrorizmit, do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e presidencës kolegjiale boshnjake.

Fundjavën e kaluar në Bosnjë-Hercegovinë, pa asnjë njoftim zyrtar, mbërriti në një vizitë të papritur shefi i CIA-s, John Brennan, fakt që dëshmon rritjen e rëndësisë strategjike të Ballkanit.

Për vizitën e Presidentit Erdogan, kryeqyteti Zagreb i Kroacisë do të jetë i blinduar dhe me trafik të kufizuar.

Masa sigurie kaq të larta zakonisht janë marrë për praninë e një presidenti amerikan.

Aktualitet

Archives