Aksidente ne Shkodër – Po shkonin në shkollë, 10 vjeçaren e përplas makina, 4 të tjerë lëndohen

Dy aksidente rrugore njëri me vdekjen e një vajze vetëm 10 vjeç dhe tjetri me lëndimin e 4 nxënësve të tjerë janë shënuar mëngjesin e sotëm pikërisht në kohën kur fëmijët po shkonin në shkollë.

Aksidenti i parë është shënuar në Velipojë. Vajza 10 vjeçare ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në shkollë kur një makinë  e përplasi për vdekje. Ndërsa në Pukë janë përplasur dy fuoristrada duke shkaktuar lëndimin e 4 nxënësve.

Dy aksidentet vënë në dukje nevojën për më shumë siguri rrugore sidomos aty ku janë ngritur shkollat, por dhe për transportin e tyre.

Aksidenti ne Velipoje, vajza u perplas teksa kalonte rrugen per te shkuar ne shkolle

Një fëmijë 10-vjeç ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë në vendin e quajtur “Sektor”.

Sipas policisë, fëmija ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, e cila ishtë ngjitur me rrugë, por është përplasur nga makina dhe si pasojë humbi jetën. Blutë e Shkodrës shoqëruan në komisariat drejtesin e mjetit, 53 vjeçarin Lush Gjelaj.

“Në Velipojë, Shkodër, shtetasi Lush Gjelaj, 53 vjeç, banues në Velipojë, duke drejtuar mjetin Benz, me targa Sh7355 D, ka aksidentuar shtetasen me iniciale V. Sh, 10 vjeç, banuese në Velipojë, ku si pasojë e dëmtimeve të marra, ka gjetur vdekjen. Policia ka bërë shoqerimin e drejtuesit mjetit në ambjentet e Policisë për veprime të metejshme”, sqaron policia e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Aksidenti ne Puke

Në aksin Pukë- Qelëz, u përplasën dy fuoristrada në të cilën udhëtonin nxënës shkolle. 4 nxënësit e dëmtuar lehtë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore. Mjekët thonë se  nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën, policia ka nisur hetimet. on

Aktualitet

Archives