Carlos Tevez drejt Kinës

Carlos Tevez është pranë nënshkrimit të kontratës më të favorshme ekonomikisht të karrierës së tij. Sulmuesi argjentinas është pranë ekipit kinez të Shanghai Shenhua që është gati ta paguajë 40 milionë euro në sezon. Një shifër që nuk mund të refuzohet nga 32-vjeçari dhe nga Kina shpresojnë që ta mbyllin me sukses.

Sipas drejtuesve të Shanghai Shenhua ka pengesa nga Boca Juniors, skuadra aktuale e Carlos Tevez, por urojnë që zgjidhen për t’i bërë një dhuratë tifozëve. Tevez njihet në Europë si lojtar i Manchester United, Manchester City dhe Juventus.

Kina po investon shumë në futboll duke afruar lojtarë të njohur dhe ngritur akademi për zbulimin e talenteve. Gjatë viteve të fundit skuadrat kineze po shpenzojnë duke kaluar edhe kampionatet më të rëndësishëm në Europë.

 

Aktualitet

Archives