Sateliti turk “Gokturk-1” sot do të lancohet nga Guinea Franceze

Sateliti “Gokturk-1”, i cili do të përmbush nevojat e objektivit të Forcave të Armatosura të Turqisë për imazhe satelitore për inteligjencë, do të lancohet sot në orën 16.51 nga baza në Guine Franceze.

Në ceremoninë që do të organizohet në mikpritjen e Komandës së Forcave Ajrore dhe Sekretariatit të Ministrisë së Mbrojtjes në impiantet e Industrisë Aeronautike Turke (TUSAS) në Akinci dhe ku do të marr pjesë edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), lancimi do të ndiqet drejtpërdrejt.

Sateliti, i cili do të vendoset në orbitën e botës në lartësi të ulët, do të ndahet nga raketa 57 minuta pas lancimit dhe në minutin e 59-të do ti hapë panelet diellore. Sinjali i parë nga sateliti do të pranohet 68 minuta pas lancimit.

Sateliti, i cili do të bëjë një rrotullim rreth tokës për afërsisht 90 minuta, parashikohet të fotografojë më shumë se 60 mijë fotografi brenda një viti.

Në çdo kalim mbi Turqinë, sateliti do ti dërgoj pamjet e bëra nga vendet e ndryshme të botës në stacionin tokësor satelitor të Komandës së Forcave Ajrore turke.

Në krahasim me satelitët e ngjashëm në botë, sateliti Gokturk-1 do ti dërgoj pamjet në stacion me rezolucion të lartë dhe do ti shërbejë edhe institucioneve dhe organizatave publike për monitorimin e ambientit dhe zhvillimit, për zbulimin e rendimenteve bujqësore, për zbatimet komunale, për kontrollin e kufijve, për punimet kadastrale dhe shumë fusha tjera.

Aktualitet

Archives