Ky burrë musliman i përgjigjet diskriminimit në një mënyrë të jashtëzakonshme

Zakonisht kur dikush na ofendon apo diskriminon në rrugë, reagimi i parë që na vjen është që t’ia kthejmë tjetrit “me të njëjën monedhë”. Por nuk ka ndodhur kështu me këtë burrë musliman nga Anglia. Në vend që t’i kundërpërgjigjej ofendimeve, ai ka vendosur t’i përgjigjej diskriminimit në një formë të pazakontë.

Aminur Chowdhury nga Bradford, Angli, u diskriminua nga kush pa, nga një i pastrehë i quajtur Ben Gallon, por në vend që të reagonte negativisht, ai vendosi që të bisedonte me të duke e ftuar për të pirë diçka.

Pasi biseduan për rreth 15 minuta, Chowdhury i tha të pastrehut se mund ta ndihmonte të gjente një punë! Gallon, i cili jetonte prej kohësh rrugëve dhe që nuk ishte mësuar me një reagim të tillë, fillimisht mendoi se kjo ishte thjesht një formë mirësjelljeje nga ana e burrit musliman. Por, ditën tjetër, Beni merr një telefonatë për një intervistë pune.

“Të nesërmen ai më telefonoi e më tha se do të vinte të më merrte pasi kishte siguruar një intervistë pune për mua. Ai erdhi po atë ditë dhe vetëm dhjetë minuta pas intervistës m’u ofrua një punë,” rrëfen Gallon.

Por, Aminuri nuk u mjaftua më kaq: ai e ndihmoi Benin që të gjente edhe një apartament me qera. Pas kësaj Beni tregon se sa keq ndihej për mënyrën si ishte sjellë ndaj këtij besimtari musliman.

“Unë nuk jam racist,” thotë ai, “e mora mësimin. Tani gjërat kanë filluar të shkojnë mirë për mua. Kam një punë dhe kjo është fantastike”.

Ndërkohë, Aminuri shpjegon se çfarë e shtyu atë që ta bënte gjithë këtë:

“U bëra shënjestër e një diskriminimi racist, por mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur racizmit është toleranca… E kuptoj se nuk mund ta ndreq botën, por të paktën mund t’i ndihmoj njerëzit të kuptojnë.”

Aktualitet

Archives