Skemë korrupsioni në Universitetin e Shkodrës

Dy shefa të departamentit të historisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodrës së bashku me dy sekserë dhe katër studentë u vunë në pranga. Nga hetimet e Prokurorisë u zbulua se në mënyrë të organizuar me njërin tjetrin u merrnin nga 200-700 euro për provim studentëve që kishin ngelur.
Çmimi për të marrë një provim të historisë ne fakultetin e Shkodrës varionte nga 200 deri në 700 euro. Paguanin me pak rryshfet ato që donin të merrnin një provim rutinë, më shumë ato që donin një notë më të lartë dhe tarifë maksimale të rryshfetit për studentin që rrezikonte shkollën nga provimi mbartur në vjeshtë. Këto të fundit kishin edhe pazarin më të lartë për dy shefat e departamentit të historisë, plot 700 euro.
Të arrestuar jane dy pedagoget, Rokin Deberdaku dhe Simon Lufi. Kater studente dhe dy seksere ishin pjese e skemes korruptive ne Universitetin e Shkodres. Studentet jane Brunilda Allushi, Vehbi Allushi, Renato Trushi dhe Arsen Lekaj.
Kurse dy sekserët janë Vehbi Balla dhe Ndoc Deda.
Kryesisht janë gjetur prova për lëndën e Historisë. Sipas njoftimit për shtyp, zv.Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Shefi i Katedrës së Historisë, kanë marrë para nga studentë të ndryshëm nëpërmjet sekserëve Vehbi Bala dhe Ndoc Deda.
Ndërsa studentët e arrestuar për korrupsion mësohet se kryenin bisedat me studentët e tjerë që nuk kishin marrë një provim të caktuar dhe në bashkëpunim me sekserët vendosin çmimin.
Në këmbim, pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master.

Aktualitet

Archives