Goditet me vezë e domate Ilir Beqaj

Pas ministres Nikolla radhën e kishte Beqaj. Një grup të rinjsh i zunë pritë teksa ministri futej në dikasterin që drejton duke e qëlluar me vezë, domate dhe paracetamol. Në video dëgjohen thirrjet “hajdut!, hajdut!”

Kjo është hera e dytë që protestohet në këtë formë ndaj Ilir Beqajt. Kësaj radhe duket se të rinjtë janë ndikuar nga video-regjistrimi i “STOP”, ku ministri shkarkoi me telefon drejtorin e Fondit të Sigurimeve në Tropojë se nuk kishte shkuar në mbledhje partie.

Të rinjtë patën konflikt verbal me policinë pasi ajo tentoi ti largojë dhe ti hapë rrugë makinës së ministrit. Para godinës së ministrisë u shfaqën banderola ku shkruhej: “Suksese në jetë”, “Beqaj nuk kalon” më pas e goditën makinën e ministrit me vezë e domate dhe thirrën disa herë: “Hajdut!”.

Të enjten, një tjetër ministër i qeverisë Rama u bë pre e një sulmi. Ishte një studente pjesë e lëvizjes “Për universitetin”, e cila i hodhi një shishe me salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Aktualitet

Archives